Një burrë hapi zjarr në një sallë leksionesh në Universitetin e Heidelberg (Baden-Württemberg). Ai ka plagosur disa persona, më pas ka kthyer armën kundër vetes dhe ka vdekur
Policia nuk dha detaje se si ndodhi ngjarja. Ata më parë kishin kërkuar nga njerëzit në Twitter që të shmangnin zonën Neuenheimer Feld të Heidelberg, ku ndodhet universiteti i qytetit.
Policia nuk specifikoi se sa njerëz u plagosën, dhe sa janë në gjendje të rëndë. Zyra e shtypit e universitetit nuk pranoi të jepte ndonjë detaj mbi incidentin dhe ia referoi të gjitha pyetjet policisë. Policia tha se arma e përdorur në të shtënat ishte një armë me tytë të gjatë.