Kronike10 Gusht 2022, 10:36

Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Krujë, një i plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Krujë, një

Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Krujë, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të mërkurë në Fushë Krujë.

Mësohet se ka mbetur i plagosur një 55-vjeçar, Luan Hushi.

I plagosuri ka marrë plage në bark dhe është dërguar në spitalin e Traumës.

Ndërkohë, autori i plagosjes dyshohet se është Klodian Keqi. Ngjarja ka ndodhur në Zgërdhesh të Fushë-Krujës, por ende nuk dihen rrethanat. Keqi dhe Hushi janë bashkëfshatarë.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe po punon për të zbardhur ngjarjen si dhe kapjen e autorit.

Kronike