Bota14 Janar 2023, 18:24

Të shtëna me armë zjarri në Londër, plagosen 3 gra dhe një vajzë 7-vjeçare

Shkruar nga Pamfleti
Të shtëna me armë zjarri në Londër, plagosen 3 gra dhe

Një vajzë shtatëvjeçare dhe tri gra janë plagosur me armë zjarri në qendër të Londrës.

Mediat vendase raportojnë se policia është informuar për të shtëna armësh në stacionin e Euston. Për pasojë, një vazjë 7 vjeç dhe tre gra  të moshës 48, 54 dhe 41, u dërguan në spital pas incidentit të së shtunës pasdite në Phoenix Road.

Detektivët thanë se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një kishe, ku po zhvillohej një varrim. Policia tha se të shtënat kanë ardhur nga disa persona brenda një automjeti që ka qenë në lëvizje.

Mësohet se gjendja e të plagosurve është e qëndrueshme.

Bota Londër Plagosje