Kronike20 Prill 2022, 17:16

Të shtëna me armë zjarri në Lushnjë, plagoset 44-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
Të shtëna me armë zjarri në Lushnjë, plagoset

Vrasja e biznesmenit Rakip Rroli në Kurbin, policia "blindon" Gjykatën, jepet vendimi për 3 të arrestuarit

Një 44 vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në afërsi të stacionit të trenit në Lushnjë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15 minuta të pasdites së sotme.

Policia njofton se bëhet fjalë për shtetasin  Kujtim Mema, banues në Saravë, Lushnjë. 44 vjeçari ka marrë dy plumba në bark, ndërsa aktualisht ndodhet në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore.

Ndërkohë që pas ngjarjes janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës me qëllim kapjen e autorit.

“Sot rreth orës 16:15, në afërsi të stacionit të trenit, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi K. M., 44 vjeç, banues në Saravë, Lushnjë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës me qëllim kapjen e autorit ”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kronike arme Lushnje Plagosje