Kronike 1 Korrik 2022, 22:36

Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, plagoset një 51 vjeçar

Shkruar nga Pamfleti
Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, plagoset një

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Mirditë. Ngjarja ka ndodhur në një karburant në aksin Rrëshen-Kukës, ndërsa i plagosur ka mbetur një 51 vjeçar.

Nga raportimet paraprake thuhet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit dhe i plagosur ka mbetur Martin Prenga.

Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri shtetasi M.P. 51 vjeç, banues në Klos, Mirditë.

Nga hetimet e paraprake dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në autostradën Rrëshen-Kukës, në Fan, Mirditë pas një konflikti të çastit të shtetasit M.P. me dy shtetas të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim dhe punohet intensivisht për kapjen e tyre, por për shkak të hetimit, nuk bëjmë me dije  të dhëna të tjera për identitetet e tyre.

Vazhdojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve”, njoftoi policia.

Kronike 3Milot Mirditë Plagosje