Bota26 Maj 2022, 18:45

Të shtëna në Teksas, policia akuzohet se ndërhyri me vonesë

Shkruar nga Pamfleti
Të shtëna në Teksas, policia akuzohet se ndërhyri me

Familjarët akuzojnë policinë për vonesë në ndërhyrje gjatë të shtënat vdekjeprurëse në shkollë në Teksas, ku mbetën të vrarë 19 fëmijë dhe vdiqën dy të rritur, ndërsa 17 të tjerë u plagosën.

Dëshmitarët okularë, deklarojnë se i armatosuri Salvador Ramos ishte brenda shkollës në Uvalde për rreth një orë para se të vritej nga policia .

Ata shtuan se njerëzit përreth u bërtisnin oficerëve të shkonin atje e të ndërhynin por policia nuk ndërhyri, edhe pse i armatosuri ishte mbyllur brenda një dhome për rreth 40 minuta.

Javier Cazares, vajza e të cilit u vra në sulm, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press, se ai së bashku me të pranishmit e tjerë i sugjeruan policisë që të ndërhynte pasi “nuk po bënte asgjë”, por sërish policia nguroi të ndërhynte përreth një orë.

Mësohet gjithashtu se sulmuesi ka dërguar mesazhe në rrjetet sociale për të shtënat pak minuta para se të ndodhin.

“Ramos kishte premtuar se do të qëllonte gjyshen e tij në mesazhe private të dërguara 30 minuta para sulmit. Një mesazh i mëvonshëm deklaroi se ai e kishte bërë këtë, dhe në një mesazh përfundimtar të dërguar 15 minuta para të shtënave, ai njoftoi se do të synonte një shkollë fillore”, tha Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott.

Bota #teksask Shkolla Te shtena