Tre studentë u vranë nga të shtënat në shkollën e mesme Oxford, Michigan.
Gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur, duke përfshirë këtu edhe një mësues. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Autoritetet thanë se, autori i dyshuar, një student 15-vjeçar, u arrestua brenda pesë minutave.
“Një pistoletë është konfiskuar”, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Oakland.
Autoritetet besojnë se ai ka vepruar i vetëm, pasi sdoleshenti nuk ka përmendur një motiv. I gjithë incidenti zgjati pesë minuta.