Aktualitet29 Mars 2018, 06:04

Të tmerruar nga prangat, nis vala e spastrimeve në drejtësi

Shkruar nga Pamfleti
Të tmerruar nga prangat, nis vala e spastrimeve në drejtësi

Të tmerruar nga prangat, nis vala e spastrimeve në drejtësi

Pas ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imerajt, dje KPK ka marrë vendim për të shpëtuar nga verifikimet për një sërë zyrtarësh të lartë të sistemit të drejtësisë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ndërprerë ditën e djeshme procesin e vetingut për 8 gjyqtarë, prokurorë dhe këshilltarë ligjorë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bëri me dije se vendosi të ndërpresë procesin e vetingut për Ilir Çelikun, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit të Vlorës. Sipas njoftimit të KPK-së, është ndërprerë procesi i vetingut për Mirela Fanën, ish-gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë. Procesi ndaj saj u ndërpre për shkak se ajo ka dhënë dorëheqjen pranë Presidentit të Republikës.

Gjithashtu, në njoftimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit thuhet se procesi i vetingut është ndërprerë edhe për ish-prokurorin e Krujës, Sulejman Tola. Po huhet se është ndërprerë procesi i vetingut për katër ish-ndihmës ligjorë në Gjykatën e Lartë, përkatësisht Erlindi Basha, Etleva Sherifi, Adnand Bërdica dhe Eritan Shehu, për shkak se këta të fundit kanë dhënë dorëheqje nga detyra.

Ndërkohë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve bën me dije se ka ndërprerë procedurat e rivlerësimit edhe për Ilir Pashajn, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan.

Sipas ligjit të dorëhequrit dalin jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjet dhe paguhen për 3 vjet. Madje, të dorëhequrit para procesit të vetingut nuk hetohen dhe ndiqen penalisht.

Aktualitet nis vala e spastrimeve në drejtësi Të tmerruar nga prangat