Aktualitet21 Maj 2018, 11:40

Të tmerruar se po u bëhet hakmarrje personale nga Arta Marku, çifti Gina-Gashi kalojnë dosjen në Prokurorinë e Fierit

Shkruar nga Pamfleti
Të tmerruar se po u bëhet hakmarrje personale nga Arta Marku,

Një javë pasi Kryeprokurorja Arta Marku ka pezulluar nga detyra dy prokurorët Rovena Gashi dhe Dritan Gina të akuzuar për për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë, Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompentencën për hetimet ndaj çiftit të prokurorëve

Pas pretendimit të prokurorëve se hetimi ndaj tyre po bëhet për hakmarrje personale e se kryeprokurorja e Durrësit Anita Jella është mikeshë e Markut, çështjet ndaj tyre i kanë kalur organit të akuzës Fier.

Përplasjet e para mes Kryeprokurores Arta Marku me çiftin Gina-Gashi nisën rreth 5 muaj më parë. Fillimisht u komunikua largimi nga prokuroria e Elbasanit i Dritan Gashit, ku ky i fundit e dërgoi çështjen edhe në gjykatë, duke akuzuar për sulm personal dhe pa fakte. Ndërsa pak kohë më parë u shkarkuar nga detyra edhe bashkëshortja Rovena Gashi. Tashmë hetimi ndaj tyre do të trajtohet nga organi i akuzës në qytetin e Fierit

Aktualitet Arta Marku gashi GIna kryeprokurorja moskompentencën prokuroria e Durrësit