Sport12 Nëntor 2022, 16:39

“Të ulë kokën dhe mos i bëhet barrë askujt…”, Runi harron të shkuarën si shok skuadre me Kristiano Ronaldon

Shkruar nga Pamfleti
“Të ulë kokën dhe mos i bëhet barrë

“Të ulë kokën dhe mos i bëhet barrë askujt…”, Runi harron të shkuarën si shok skuadre me Kristiano Ronaldon

Uejn Runi ka sulmuar Kristiano Ronaldon. Ish-ylli i Mançester Junajtid është shumë kritik ndaj lojtarit portugez, duke e qortuar me qendrimet e gabuara brenda dhe jashtë fushës. Në një transmetim televiziv, Runi iu përgjigj kështu atyre që i kërkuan informacion në lidhje me rikthimin e Ronaldos në fushë.

“Unë nuk mendoj se Mançesteri është përmirësuar me të. Ai ka bërë gjëra të papranueshme që nga fillimi i sezonit.”

Uejn Runi e konsideron Ronaldon “një barrë” që Mançesteri nuk mund ta përballojë në këtë kohë të ristrukturimit. Ndërsa foli edhe për punën që po bën Ten Hag në krye të skuadrës. “Ai është njeriu i duhur. I dha një identitet të ri skuadrës. Diçka që nuk ka ndodhur për tre ose katër vjet. Sigurisht, do të duhet pak kohë, por tashmë do të ishte e rëndësishme këtë vit për të arritur vendin e katërt dhe për t’u rikthyer në Champions League”.

Sport ish-futbollisti i Mançester Junajtid Kristiano Ronaldo Uejn Runi