alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Të zotët e shtëpisë munguan në përurimin e xhamisë së Et’hem Beut, Nano: T’i jepet fund “luftës civile” brenda Komunitetit Mysliman në Shqipëri!

21/01/2022, 21:07
ne Forum
A A
Të zotët e shtëpisë munguan në përurimin e xhamisë së Et’hem Beut, Nano: T’i jepet fund “luftës civile” brenda Komunitetit Mysliman në Shqipëri!

Të zotët e shtëpisë munguan në përurimin e xhamisë së Et’hem Beut, Nano: T’i jepet fund “luftës civile” brenda Komunitetit Mysliman në Shqipëri!

Përurimi i xhamisë së Et’hem Beut nga Erdogan nxori në pah një përçarje të komunitetit mysliman midis gylenistëve dhe erdoganistëve. Ne e dimë shumë mirë se shumica e krerëve të komunitetit mysliman të Shqipërisë janë gylenistë. Ndërsa Erdogani sigurisht që është erdoganist. Këtij të fundit i erren sytë kur sheh gylenistë. Ai është i terrorizuar prej tyre. Dhe me siguri, ai i ka kërkuar paraprakisht autoriteteve tona që ta shmangin praninë e gylenistëve… Madje luftën kundër gylenizmit nuk harroi ta bënte të qartë edhe në fjalimin që mbajti në Parlamentin shqiptar

Monolog nga Mustafa Nano


-Lexo edhe:

Politika amerikane, tallje të madhe me një komedian si Saliu

Strategjia detare 2035

Vizita e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Shqipëri, një vizitë e bujshme dhe e shoqëruar me tam-tame, sapo u mbyll. Ajo ishte një vizitë e suksesshme për autoritetet e Ankarasë dhe të Tiranës, por sidomos për Edi Ramën dhe vet Erdoganin. Megjithatë, nuk mungoi edhe ekspozimi i disa probleme që kanë të bëjnë me komunitetin mysliman shqiptar, dhe në mënyrë të veçantë kryeproblemin që e ka emrin “përçarja e këtij komuniteti”. Në këtë rast, doli në pah një përçarje midis gylenistëve dhe erdoganistëve. Me siguri që e keni vënë re, se në momentin teksa po bëhej përurimi i xhamisë së Et’hem Beut, i xhamisë së restauruar me pará turke, me pará të akorduara nga Erdogani (ishte vullneti i Erdoganit personalisht, që ka kontribuar në këtë mes), mungonin të zotët e shtëpisë. Për një sy indiferent që mund ta shihte në distancë një situatë të tillë do të ishte e çuditshme. Por nuk është aspak e çuditshme për ne. Sepse ne e dimë shumë mirë se shumica e krerëve të komunitetit mysliman të Shqipërisë janë gylenistë. Ndërsa Erdogani sigurisht që është erdoganist. Këtij të fundit i erren sytë kur sheh gylenistë. Ai është i terrorizuar prej tyre. Dhe me siguri, ai i ka kërkuar paraprakisht autoriteteve tona që ta shmangin praninë e gylenistëve.

Madje edhe në fjalimin që Erdogani mbajti në Parlamentin shqiptar, ai nuk harroi ta bënte të qartë për opinionin publik shqiptar, e sidomos për autoritetet politike shqiptare, se perspektiva e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Turqisë do të varet në një masë të madhe edhe nga gatishmëria dhe vullneti që do të manifestojnë autoritetet shqiptare në luftën kundër gylenizmit.

Sidoqoftë, unë dua të fokusohem te kryeproblemi, te përçarja që ka ndodhur dhe konstatohet brenda komunitetit të myslimanëve shqiptarë. Një pjesë e madhe e këtyre të fundit janë rreshtuar me bazë flamujsh të huaj, shtetesh të huaj dhe frymësh të huaja të Islamit. Dhe kjo ka ndodhur për dy arsye. Së pari, kjo gjë vjen si pasojë e një arsyeje organike, për faktin se Shqipëria është një vend i hapur, totalisht i hapur. Duke qenë se autoritetet nuk ushtrojnë kontrollin e duhur, këtu mund të hyjë kushdo. Por kjo ka ndodhur edhe për një shkak tjetër, po aq të rëndësishëm: pothuajse të gjithë imamët shqiptarë janë arsimuar në vendet arabe, ose në vendet me shumicë myslimane, dhe kur janë kthyer në Shqipëri, kanë marrë me vete jo vetëm diplomën që provon dijet e tyre në Islam, por edhe një luajalitet e besnikëri ndaj shtetit në të cilin ata janë diplomuar, dhe ndaj Islamit që praktikohet në këto shtete. Këta janë, pra, burimi i përçarjes së komunitetit mysliman shqiptar. Dhe duket se brenda komunitetit mysliman shqiptar ka një luftë civile të heshtur.

Nëpërmjet një shkrimi të publikuar në portalin Babel.al, unë i kam bërë thirrje kryeministrit Rama që të përballet me këtë problem. Por që të përballet me problemin, fillimisht ai duhet ta njohë atë. Thirrja ime konsiston në faktin se (sipas meje) kryeministri duhet të bëjë çmos me gjithçka që i lejon ligji, në bashkëpunim edhe me aktorë të tjerë, që ta evitojë këtë përçarje dhe ta luftojë këtë tendencë të luajalitetit të shumë myslimanëve shqiptarë, e sidomos të krerëve të këtij komuniteti, ndaj shteteve të huaja, ndaj flamujve të huaj, apo ndaj rrymave të huaja të Islamit, me synimin që ta kthejë Islamin shqiptar nga Islami i traditës, që në historinë tonë, përfaqësohet nga emra të rëndësishëm (të cilët kanë qenë të rëndësishëm jo vetëm në fushën e fesë), si Hafiz Ali Korça, apo Haxhi Vehbi Dibra etj., por edhe nga eksponentë të tjerë me origjinë islame, por me formim laik, të cilët kanë formuar shtetin shqiptar dhe kanë dhënë kontribut në Rilindjen Kombëtare. Edi Rama duhet të bëjë çfarë ka në dorë që Islami shqiptar t’i kthehet vlerave të Islamit të traditës. Këto vlera janë, së pari, qasja patriotike dhe atdhetare e Islamit të traditës. Së dyti, është qasja pro-perëndimore, ose më mirë (për të mos krijuar keqkuptime), qasja jo anti-perëndimore, e cila ka qenë tipar i Islamit të traditës. Dhe së fundmi, qasja laike, apo siç e quaj unë, Islami laik. Për dikë, ky term mund të vijë si një oksimoron. Por për mua, ai ka kuptim. Me Islam laik, unë kuptoj atë Islam të përfaqësuar nga ata myslimanë  të cilët janë pajtuar me praktikën e ndarjes së fesë nga shteti, të fesë nga shoqëria.

Kjo gjë duhet bërë urgjentisht. Ne shqiptarët nuk kemi pse të huazojmë dhe të imitojmë rryma të huaja të Islamit. Ne kemi shumë për të mësuar nga bota, por kur vjen puna tek Islami, ne kemi Islamin tonë të traditës, i cili nuk është i ri, siç është në vendet e Europës Perëndimore apo përtej Atlantikut, që në më të mirën e rasteve është Islam 100-vjeçar. Islami jonë është shumë më tepër, është Islam 500-vjeçar. Në këtë kuptim, ne nuk kemi se çfarë të mësojmë nga rrymat e huaja të Islamit. Ne duhet të respektojmë Islamin e të parëve tanë (i cili, përsëris, ka qenë një Islam atdhetar, jo anti-perëndimor dhe laik) duke përqafuar principin e ndarjes së qartë të fesë nga shteti, të fesë nga shoqëria.

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Politika amerikane, tallje të madhe me një komedian si Saliu
Forum

Politika amerikane, tallje të madhe me një komedian si Saliu

16/05/2022, 10:13
Strategjia detare 2035
Forum

Strategjia detare 2035

16/05/2022, 9:27
Berishës i ka ardhur në Tiranë Republikani, që demokratët shpresojnë ta 'shpëtojë'
Forum

Berishës i ka ardhur në Tiranë Republikani, që demokratët shpresojnë ta ‘shpëtojë’

15/05/2022, 22:21
Shansi “fatal” i presidentit të ri për opozitën
Forum

Shansi “fatal” i presidentit të ri për opozitën

15/05/2022, 20:17
Ende pa asnjë emër për Presidentin, digjet raundi i parë i votimit; çfarë pritet të ndodhë sot në Parlament
Forum

Presidenti, shanset më të mira zgjidhja e keqe

15/05/2022, 15:32
Krimet serbe në Ballkan, Berisha, Meta, Rama dhe Shqipëria
Forum

Krimet serbe në Ballkan, Berisha, Meta, Rama dhe Shqipëria

15/05/2022, 14:33
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
"Nuk jam tradhëtar"! Abazoviç përplaset me protestuesit: Tri zgjidhjet që ofroj për t’i dhënë fund krizës politike në Mal të Zi

"Nuk jam tradhëtar"! Abazoviç përplaset me protestuesit: Tri zgjidhjet që ofroj për t’i dhënë fund krizës politike në Mal të Zi

Milani shpëton nga “makthi” Orsato, ndryshohet arbitri i supersfidës me Juventusin

Milani shpëton nga “makthi” Orsato, ndryshohet arbitri i supersfidës me Juventusin

Lajmi i Dites

E bujshme / Gazeta Austriake zbulon skandalin: Afera 700.000$ e Presidentit Shqiptar me kompaninë offshore. Njeriu që zbuloi faktet kërcënohet me jetë dhe kërkon mbrojtje në Austri

E bujshme/ Gazeta Austriake zbulon skandalin: Afera 700.000$ e Presidentit Shqiptar me kompaninë offshore. Njeriu që zbuloi faktet kërcënohet me jetë dhe kërkon mbrojtje në Austri

16/05/2022, 9:40

Lajmet e fundit

Foto Ilustruese

Duartrokiti “dështimin e guvernatores”, Kim injoron totalisht Berishën: Shqipëria model, doli nga shtypja e po kontribuon për botën

16/05/2022, 10:48
Si e ndaloi Yuri Kim erdoganizimin e Shqipërisë

Si e ndaloi Yuri Kim erdoganizimin e Shqipërisë

16/05/2022, 10:46
Nënshkruhet memorandumi për gazifikimin e Shqipërisë, Rama: Furnizimi me gaz përmes Terminalit të Ri po zgjon interesa të shumanshme

Nënshkruhet memorandumi për gazifikimin e Shqipërisë, Rama: Furnizimi me gaz përmes Terminalit të Ri po zgjon interesa të shumanshme

16/05/2022, 10:33
"Mallkimi" zë një tjetër linjë të transportit publik në Tiranë, përplaset autobusi i Kombinat-Kinostudio

“Mallkimi” zë një tjetër linjë të transportit publik në Tiranë, përplaset autobusi i Kombinat-Kinostudio

16/05/2022, 10:32
Finlanda dhe Suedia në NATO, humbja e parë e madhe e Putinit dhe ndikimi në luftë

Finlanda dhe Suedia në NATO, humbja e parë e madhe e Putinit dhe ndikimi në luftë

16/05/2022, 10:15
Politika amerikane, tallje të madhe me një komedian si Saliu

Politika amerikane, tallje të madhe me një komedian si Saliu

16/05/2022, 10:13
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Pa lot, por me buzëqeshje dhe krenari, Yuri Kim ka shpalosur se SHBA mbështet edhe me paratë e taksapaguesve të vendit të saj ruajtjen me fanatizëm të trashëgimisë europiane dhe perëndimore të Shqiptarëve.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #shtetetebashkuaratëamerikës #yurikim #shqiperia
  • Është fakt i vërtetë që Pompeo ka qenë Sekretar i Shtetit kur janë mbledhur provat kundër Saliut. E dinë petritat e Saliut këtë? Se Saliu përrallën e Sorosit e ka nxjerrë për të gënjyer petritat e tij. 

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #saliberisha #politik #amerika #spartakngjela
  • Presidenti ka dalë në ankand...

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #presidenti #shqiperia #kosova #lajmeshqip #lajme

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In