Kulture11 Maj 2019, 15:59

Tedi Papavrami rikthehet në atdhe, koncert me kompozimet e Beethovenit

Shkruar nga Pamfleti
Tedi Papavrami rikthehet në atdhe, koncert me kompozimet e Beethovenit

Tedi Papavrami pret publikun në koncert të hënën, kësaj here me dy sonata të Beethovenit. Të dytën, të shtatën dhe të dhjetën. Kjo e fundit kushtuar një ndër etapave të vështira të gjeniut të madh. Pikërisht kjo është edhe sfida e Papavramit, të hyjë në zemër të kësaj sonate.

Është pikërisht Sonata nr 10 e fundit që ai shkroi, gjatë periudhës më vetmitare te izolimit të Beethoven, ku u tërhoq nga jeta sociale për arsyet e shurdhërimit dhe shkroi disa nga veprat kryesore në muzikë që akoma dhe sot nuk barazohen me asnjë cikël të ndonjë autori tjetër në muzikë.

“Njëra prej tyre është shumë më e rrëmbyese, me shumë më tepër romantizëm, temperament. Mbase më e lehtë për publikun. E fundit, që është sonata e 10, me të cilën do të mbaroj programin është diçka kontemplative. Vërtet arrijmë në diçka shumë shpirtërore, të një njeri që e sheh jetën me shumë distance”, tha Tedi Papavrami.

Por violinisti ka edhe një histori personale që e bën të ndiejë dhe të dojë muzikën e Beethoven, megjithë qenien e tij. Koncert i datës 13 maj vjen në kuadër të “Different Trains”, pjesa e dytë e integrales së sonatave Beethoven. Vitin E kaluar violinisti Papavrami dhe pianisti Guy kanë interpretuar 4 sonatat nr. 1,4,5 dhe 6 të Beethoven.

Art