Sport 8 Gusht 2018, 13:53

Tekniku Kovac zbulon bisedën me Lewandowski: Më ka kërkuar largimin, por…

Shkruar nga Pamfleti
Tekniku Kovac zbulon bisedën me Lewandowski: Më ka kërkuar

Trajneri i Bayern Munchen, Niko Kovac, ka sqaruar situatën “Lewandowski” në në detaje. Ai ka pasur bisedime me 29-vjeçarin dhe ka bërë të qartë se polaku do të qëndrojë në “Allianz Arena”.  “Është e vërtetë që Robert dhe unë kemi pasur një bisedë javën e kaluar, – tha Kovac për “Sport Bild”. – Robert e di se si çfarë mendoj unë për të. I gjithë klubi i njeh cilësitë që ai ka. Robert është me siguri në mesin e tre sulmuesve kryesorë, në pozicionin e tij, në mbarë botën, prandaj nuk do ta japim atë”.

Lewandowski ka qenë te Bayern Munich që kur erdhi nga Borussia Dortmund si një transferim i lirë në vitin 2014 dhe ka shënuar 151 gola në 195 ndeshje të luajtura për skuadrën bavareze. 6 herë fituesi i titullit në Bundesligë aktualisht është i kontraktuar me Bayern Munich deri në verën e vitit 2021.

Gjigandët gjermanë kanë parë tashmë Arturo Vidal të largohet, për t’u bashkuar me Barcelonën, në këtë periudhë transferimesh, teksa Rummenigge pranoi se më shumë lojtarë mund ta ndiqnin atë në dalje. Bavarezët, gjithashtu, ishin të lidhur me një lëvizje drejt Ante Rebic të Eintracht Frankfurt, por trajneri Kovaç hoqi dorë.

Sport Bayern Munchen Bundesliga Lewandowski