alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Telefonata me Putinin, paralajmëron Italia: Kriza e urisë do të ketë përmasa gjigante dhe pasoja të tmerrshme

27/05/2022, 10:36
ne Bota
A A

Një raund i ri kontaktesh ka nisur mes Perëndimit dhe Rusisë. Pas presidentit francez, Emmanuel Macron, kryeministrit italian Mario Draghi ka telefonuar liderin rus, Vladimir Putin.


-Lexo edhe:

Heqja e vetos nga Turqia, Biden: NATO do të bëhet më e fortë me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë

“Shkatërrimi i Ukrainës do ishte gabim kolosal”, miliarderi rus tregon si do të përfundojë lufta dhe i jep “shuplakë” Putinit

Kryeministri italian ka dhënë një mesazh aspak të mirë pas telefonatës me Putini, duke thënë se: “Kriza e urisë që po afrohet dhe e cila tashmë është e pranishme në disa vende afrikane, do të ketë përmasa gjigante dhe pasoja të tmerrshme humanitare”.

Në një dalje të shkurtër para mediave, Draghi ka zbuluar përmbajtjen e bisedës së tij me liderin rus. Ai tha se “ diskutoi zhvillimin e situatës në Ukrainë dhe përpjekjet për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për krizën aktuale të urisë dhe pasojat e saj serioze në vendet më të varfra në botë”.

Ndër kërkesat e tij, thekson Draghi, ishte që të bëhej gjithçka që është e mundur për të zhbllokuar situatën e drithërave të ngecur në portet e Ukrainës, nga e cila varet ushqimi i miliona njerëzve në botë.

Sipas kryeministrit italian, këtij problemi mund t’i jepet fund me një bashkëpunim teorik mes Rusisë dhe Ukrainës për të zhbllokuar portet e Detit të Zi, ku ka miliona kilogramë grurë.

Draghi i tha Putinit se do të fliste edhe me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky për të diskutuar këtë çështje.

Të dy vendet, Ukraina dhe Rusia, janë ndër eksportuesit më të mëdhenj të grurit. Bllokada ruse e porteve të Ukrainës ka kompromentuar dërgesën e këtyre ushqimeve, duke gjeneruar një rritje të madhe të çmimit të drithërave, vajrave, plehrave dhe karburanteve. Kremlini është i gatshëm të japë një “kontribut të rëndësishëm”, por për ta bërë këtë kërkon që të hiqen kufizimet e vendosura ndaj Moskës.

Siç i shpjegoi Putin kryeministrit të Italisë, sasia e grurit që ndalohet “nuk mjafton për të zgjidhur krizën ushqimore, nevojat janë më të mëdha, por unë them se është e rëndësishme të eksportohet gruri i ngecur në porte më parë”. Për këtë, megjithatë, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë një hap prapa në masat e tyre kundër Rusisë.

Të dy udhëheqësit folën gjithashtu për zhvillimin e luftës. Kremlini bën me dije se “Vladimir Putin raportoi për punën e vazhdueshme për të krijuar një jetë paqësore në qytetet e çliruara të Donbasit.

Ai foli në detaje për hapat e ndërmarrë për të garantuar sigurinë e transportit detar, duke përfshirë hapjen e përditshme të korridoreve humanitare për nisjen e anijeve civile nga portet e Azovit dhe Detit të Zi, i cili pengohet nga pala ukrainase”.

Së fundi, Putini i ofroi Italisë garanci për një “furnizim të pandërprerë me gaz natyror me çmimet e përcaktuara në kontrata”.

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Bota

Heqja e vetos nga Turqia, Biden: NATO do të bëhet më e fortë me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë

28/06/2022, 22:58
Bota

“Shkatërrimi i Ukrainës do ishte gabim kolosal”, miliarderi rus tregon si do të përfundojë lufta dhe i jep “shuplakë” Putinit

28/06/2022, 22:42
Bota

NATO “provokon” Moskën, sallata ruse meny kryesore e Samitit të Madridit

28/06/2022, 22:31
Hoteli fluturues që do të mbajë 5000 vetë në ajër
Bota

Hoteli fluturues që do të mbajë 5000 vetë në ajër

28/06/2022, 22:21
Bota

“Do t’iu ndalojmë edhe oksigjenin”, Medvedev kërcënon Lituaninë pas vendimit për vazhdimin e bllokadës së mallrave

28/06/2022, 21:56
Në foto:  Josef S, i cili pretendoi se kishte punuar si punëtor ferme gjatë tre viteve që kishte vepruar si roje kampi
Bota

Ndihmoi në vrasjen e mijëra personave në kamp, dënohet në moshën 101-vjeçare krimineli më i vjetër nazist

28/06/2022, 21:31
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Ukraina ngre alarmin: Rusia ka vendosur 500 mina sovjetike në Detin e Zi

Ukraina ngre alarmin: Rusia ka vendosur 500 mina sovjetike në Detin e Zi

Saliu doli blof me gjyqin kundër DASH, është në pozitat e ish presidentit të Tunizisë Ben Ali

Saliu doli blof me gjyqin kundër DASH, është në pozitat e ish presidentit të Tunizisë Ben Ali

Lajmi i Dites

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

28/06/2022, 15:18

Lajmet e fundit

Lajçak i sygjeron Kosovës të shtrojë në tryezën e dialogut çështjen e shqiptarëve në Serbi: Mund ta bëni nëse dëshironi!

Lajçak i sygjeron Kosovës të shtrojë në tryezën e dialogut çështjen e shqiptarëve në Serbi: Mund ta bëni nëse dëshironi!

28/06/2022, 23:48
"Listat e veteranëve duhet të pastrohen", ministrja e Drejtësisë së Kosovës: S’janë 60 mijë, por rreth 20 mijë!

“Listat e veteranëve duhet të pastrohen”, ministrja e Drejtësisë së Kosovës: S’janë 60 mijë, por rreth 20 mijë!

28/06/2022, 23:38
I kërkuan të dhuronte, i moshuari vlonjat bie pre e mashtrimit në internet; paguan 20 mijë euro

I kërkuan të dhuronte, i moshuari vlonjat bie pre e mashtrimit në internet; paguan 20 mijë euro

28/06/2022, 23:20

Heqja e vetos nga Turqia, Biden: NATO do të bëhet më e fortë me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë

28/06/2022, 22:58

Shqiptari qëllon për vdekje turkun në Gjermani, autoritet vënë shpërblim për “kokën” e tij

28/06/2022, 22:47

“Shkatërrimi i Ukrainës do ishte gabim kolosal”, miliarderi rus tregon si do të përfundojë lufta dhe i jep “shuplakë” Putinit

28/06/2022, 22:42

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In