Politike18 Maj 2022, 15:27

Telenovela me President/ Rama e ka emrin në xhep? Fuga: Çfarë turpi, Kreu i Shtetit ka pranuar të jetë vartësi i kryeministrit!

Shkruar nga Pamfleti
Telenovela me President/ Rama e ka emrin në xhep? Fuga: Çfarë

30 propozime alternative për ta nxjerrë ekonominë nga mizerja

Akademiku Artan Fuga ka ironizuar procesin për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, ku palët pasi u ulën me vështirësi në tryezën e diskutimeve, nuk po bien dot në konsensus për emrin.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Fuga ndalet tek dy element: kriteret për zgjedhjen e figurës së re të kreut të Shtetit dhe zërat se Rama e ka zgjedhur emrin, por po e ruan për në 2 raundet e fundit ku mazhoranca i ka votat e mjaftueshme për ta zgjedhur.

Presidenti nuk është një njeri, por funksion që ushtron kompetenca sipas vizionit të tij që e kuadron Kushtetuta”– thotë Fuga. Ndërsa e cilëson procesin një turp, akademiku shprehet se me emrin tashmë në xhep, e majta e ka pranuar se presidenti do të jetë një vartës i kryeministrit.

“Ata gjoja kërkojnë një njeri,

jo një platformë presidenciale sesi kandidati do ta ekzekutojë detyrën e tij!

Ne qytetarëve pikërisht njeriu nuk na intereson!

Sepse presidenti nuk është njeri, por funksion që ushtron kompetenca sipas vizionit të tij që e kuadraton Kushtetuta!

Ku është vizioni?

Ata nuk nxjerrin ende nga xhepi pas pantallonave as emrin, lëre pastaj vizionin e funksionit! E kanë në xhep, ka pranuar të jetë si president vartësi i kryeministrit!

Cfarë turpi!”– tha Fuga.

Politike Fuga Presidenti