Bota 2 Janar 2019, 07:38

Televizioni turk transmeton videon e re të vrasjes së gazetarit saudit

Shkruar nga Pamfleti
Televizioni turk transmeton videon e re të vrasjes së gazetarit saudit

Televizioni turk transmeton videon e re të vrasjes së gazetarit saudit

Televizioni shtetëror turk ka transmetuar një video-incizim në të cilin shihet një person duke dalë nga konsullata e Arabisë Saudite në Stamboll me çanta në duar në të cilat, siç thotë televizioni, gjendeshin pjesët e trupit të gazetarit të vrarë Jamal Ksashoggi.

Në incizim shihet sesi një person nxjerrë pesë çanta përmes daljes kryesore të Konsullatës në të cilën Khashoggi u vra në fillim të tetorit, raporton Reuters.

Autoritetet saudite nuk i janë përgjigjur Reutersit për komente rreth këtij incizimi.

Khashoggi, një kritik i princit të kurorës Muhammed bin Salman, u vra nga një ekip agjentësh sauditë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor. Arabia Saudite ka mohuar njoftimet se Princi i kurorës ishte i lidhur me vrasjen që shkaktoi dënime globale./REL

 

Exclusive video footage and a book by two Turkish journalists reveal some new details on the killing of Saudi journalist Jamal Khashoggi pic.twitter.com/3QVCnayCk6

— TRT World (@trtworld) December 31, 2018

Bota gazetari saudit Jamal Khashoggi