Aktualitet 7 Shkurt 2023, 09:52

Temperatura deri në -17° në Dibër, prezencë akulli në rrugën e Arbrit

Shkruar nga Pamfleti
Temperatura deri në -17° në Dibër, prezencë akulli

Temperaturat e ulëta kanë mbërthyer Peshkopinë dhe Bulqizën. Gjatë dy netëve të fundit temperatura maksimale nuk e ka kaluar -4° ndërsa minimalet gjatë natës kanë variuar deri në -12° në qytet, ndërsa në zonat malore termometri ka rënë në -17°.

Situata rrugore sa u përket rrugëve nacionale është e mirë, qarkullimi bëhet pa probleme. Në rrugën e Arbrit ka pasur prezencë të akullit në segmentin nga Fushë Bulqiza deri tek Pishat e Bulqizës, ku duhet të reduktohet shpejtësia, ndërsa autoritetet u kërkojnë drejtuesve të mjeteve të përdorin gomat e dimrit.

Aksi Peshkopi -Kukës nuk ka borë në rrugë por ka segmente ku ka prezencë akulli në mëngjes dhe shoferët duhet të jenë të kujdesshëm.

Rrugët e Njësive Administrative malore kanë prezencë ngricash, dhe kalimi bëhet pjesërisht me zinxhirë. Nuk ka pasur probleme në furnizimin me energji elektrike dhe ujë të pijshëm.

Aktualitet Diber moti i keq