
Plane për plazh sot? Mësoni më parë parashikimin e motit
RESHJET
Sot (e premte dt.07) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Ekziston mundësia (ndonëse shumë e vogël) që në zona shumë të kufizuara të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më e mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre në Veri-Lindje sot pasdite.
TEMPERATURAT
Sot (e premte dt.07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 18 / 27 °C
në vendet e ulëta: 16 / 30 °C
në vendet malore: 12 / 26 °C
ERA
Sot (e premte dt.07) era do të fryjë e lehtë, por deri mesatare në bregdet dhe në terrenet malore.