Aktualitet 1 Shkurt 2023, 07:11

Temperatura të ulëta dhe kthjellime, mësoni si do jetë moti sot

Shkruar nga Pamfleti

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta dhe mjegull në verilindje dhe juglindje. Në pjesën e parë të ditës do të jetë nën dominimin e moti të kthjellët në ultësirën perëndimore ndërsa me kthjellime dhe vranësira të pakta paraqitet motit në zonat malore. Për sa i përket, pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin e vendit ki në skajin Verior priten reshje të izoluara dhe të pakta dëbore. Gjatë orëve të vona të natës reshjet do të zbresin deri në qendër të territorit.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes por mesdita sjelle një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 13°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Aktualitet moti