Aktualitet25 Janar 2023, 07:10

Temperatura të ulëta dhe reshje të pakta, mësoni si pritet të jetë moti sot

Shkruar nga Pamfleti
Temperatura të ulëta dhe reshje të pakta, mësoni si pritet

Ditën e sotme në vendin tonë moti do të jetë i kthjellët por i ftohtë. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira si fillim në zonat malore dhe gradualisht vranësirat do të përfshijnë të gjithë vendin duke gjeneruar reshje të pakta. Më të dukshme reshjet do të jenë në zonat jugore dhe juglindore të  Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do te ulen në mëngjes, por mesdita sjelle një rritje të lehtë të tyre duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Peshkopisë -6°C, Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës 15°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzimi 2 balle.

Kosovë

Përsa i përket, Republikës së Kosovës; do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë prezente gjatë paradites por orët e pasdites do të sjellin vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin mbeten sërish problematike ngricat për shkak të temperaturave disa gradë nën zero në të gjithë Kosovën. Orët e vona të natës do të shpeshtojnë vranësirat duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore.

Aktualitet moti