Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore. Por në pjesën e dytë të ditës, vranësirat do të jenë më të dukshme në zonat veriore dhe juglindore të vendit tonë.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -12°C deri në 8°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50km/h nga drejtimi verior-verilindor duke sjellë në det dallgëzimin mbi 3 ballë.