Aktualitet11 Qershor 2022, 11:50

Tenderi korruptiv i sterilizimit me vlerë 100 mln euro, SPAK merr në pyetje anëtarin e Komisionit të Koncesionit

Shkruar nga Pamfleti
Tenderi korruptiv i sterilizimit me vlerë 100 mln euro, SPAK merr në

Tenderi korruptiv i sterilizimit me vlerë 100 mln euro, SPAK merr në pyetje anëtarin e Komisionit të Koncesionit

SPAK ka nisur marrjen në pyetje të anëtarëve të Komisionit të Koncesionit në lidhje me hetimet për koncensionin e sterilizimit me vlerë 100 mln euro.

Mësohet se, anëtari i parë që është marrë në pyetje është Saimir Kadiu. Ndërkohë, më vonë pritet të dëshmojnë edhe anëtarët e tjerë, mes të cilëve dhe Arben Gjata.

Tenderi për sterilizimin për setet kirurgjikale është nën hetim prej 3 vitesh, megjithatë ende nuk ka një konkluzion të hetimeve dhe dosja është në limite të afateve ligjore, me rreth një muaj nga mbyllja.

Vlen të theksohet se, çështja e koncesionit të sterilizimit u dërgua për hetime në Prokurori nga Nisma Thurje, për natyrën abuzive që pati, duke mos ndjekur procedurat e duhura 6 vite më parë, aq sa sterilizimi i pajisjeve mjekësore nuk bëhej si duhet duke nxjerr nga spitali 1 në 3 persona me infeksion. Pavarësisht shqetësimeve të qytetarëve, Shëndetësia e paguante konçesionarin 10 herë më shumë.

Ndër zyrtarët e implikuar në këtë çështje është ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, i cili veç sterilizimit është protagonisti edhe i 4 koncensioneve korruptive: check-up, dializa dhe laboratorët, me vlerë mbi 400 milionë euro.

Lexo edhe:

Byroja e Hetimit “zbarkon” në ministrinë e Shëndetësisë, sekuestron dosjen e PPP së sterilizimit; Edi Rama “ngrin” Ilir Beqjan

Aktualitet SPAK Tenderi korruptiv i sterilizimit