Kosova15 Nëntor 2022, 10:50

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti

Ministria kosovare e Shëndetësisë tash e dy muaj ka mbetur pa drejtues, por stafi menaxhues po vazhdon të kryejë punët, qoftë edhe të ndajë buxhetin për t’i mbajtur pastër veturat zyrtare të saj.

Kjo ministri është e gatshme t’i shpenzojë 10 mijë euro për larjen e veturave.

Në tenderin e shpallur është bërë e ditur se më këto para, në lavazhe do të dërgohen gjithsej 1248 vetura.

Tenderi për këtë shërbim është hapur para disa ditësh dhe do të mbyllet në ditën e dytë të muajit të ardhshëm, kur edhe pritet të shpallet kompania fituese.

Se vlera e këtij tenderi është 10 mijë euro, ka njoftuar vetë ministria pa ministër.

“Shërbimet e Autolarjes. Vlera e parashikuar e kontratës: 10,000.00. Pastrimi brenda dhe jashtë i veturave (limuzina) 1056. Pastrimi brenda dhe jashtë i veturave (xhipa) 192”, thuhet në këtë njoftim.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Ky institucion ka treguar edhe kriteret që duhet t’i plotësojë kompania fituese.

“Operatori Ekonomik duhet që të ketë Objektin – Punëtorinë për larjen e veturave jo më larg se 5 kilometra nga ndërtesa e Ministrisë së Shëndetësisë, Prishtinë, bazuar në rrugën më të afërt tokësore të asfaltuar. Të drejt ofertimi kanë të gjithë Operatorët Ekonomikë, pa marrë parasysh se në cilin vend apo lokalitet kanë selinë e regjistrimit të kompanisë”, thuhet në njoftim.

Për këtë tender, kompanitë kanë të drejtë të konkurrojnë deri më datën 02.12.2022.

Prishtine Ministria kosovare e Shëndetësisë tender

Kosova

·

15 Nëntor 2022, 08:5108:51Kosova