Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias gjatë fjalës së tij në Kuvend sot ka lëshuar një mori akuzash ndaj Turqisë, të cilën ai e konsideron një faktor destabiliteti në rajon.
“Turqia nuk mund të shkaktojë tek ne sindromën e qenit të Pavlovit. Ne do të dimë t’i përgjigjemi provokimeve të tyre në mënyrë mjaft të drejtpërdrejt, kur duam ne dhe jo kur të duan ata. Këtë e di shumë mirë edhe një nxënës i fillores pasi ka parë deri më tani se si i jemi përgjigjur turqve“, u shpreh Dendias pas akuzave nga opozita se po toleronin Turqinë në Egje.
Prej muajsh Turqia dhe Greqia janë në raporte të tensionuara për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me disa ishuj në Egje.