Politike 2 Shkurt 2023, 12:19

Tensione në Kuvend/ Balla mbron Ramën dhe sulmon opozitën: Halli juaj nuk është McGonigal!

Shkruar nga Pamfleti
Tensione në Kuvend/ Balla mbron Ramën dhe sulmon opozitën: Halli

Që prej nisjes së saj, seanca e sotme është përfshirë në debate mes mazhorancës dhe opozitës. Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla ka propozuar që të mbyllen diskutimet në seancën plenare, pasi sipas tij opozita po kryen porositë e Non Gratës. Ai u shpreh se duhen ndërprerë diskutimet dhe të kalojnë direkt me rendin e ditës.

Jeni këtu për të kryer porositë e Non Gratës. Të gjendur në këto kushte, bazuar në rregulloren, zonja kryetare e Kuvendit i propozoj seancës ndërprerjen e seancës dhe kalimin në votim për rendin e ditës. Nuk ka asnjë akuzë kundrejt asnjë autoriteti. Halli juaj nuk është McGoganigal. Kjo nuk është salla ku bëhet vetëgjyqësi, por ku bëhen diskutime.”- tha Balla.

Menjëherë më pas, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ka hedhur për votim ndërprerjen e diskutimeve, i cili u miratua, ndërsa seanca plenare kaloi me prezantimin e projektligjeve.

Politike Balla tensione ne Kuvend