
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar në emër të maxhorancës ndaj akuzave të deputetëve të PD ndaj kryeministrit Rama për çështjen e ish-agjentit të FBI. Balla kërkoi që të votohet kërkesa për ndryshim rendi dite. Ai shtoi se nëser do të mblidhet konferenca e kryetarëve për kërkesën për mocion me debat
Balla po ashtu replikoi ashpër me deputeten demokrate, Albana Vokshi, duke i thënë: “Kur flet Albana për injorancë, injoranca çohet nga varri”.
“Deputetja që sapo foli, nuk i la më vend imagjinatës së çdo qytetari për të kuptuar se çfarë qëllimi ka. Tha se këtu nuk bëhet seancë, se jemi ne, kjo është ‘tokë e xaxun’ dhe do ta marrim. S’më sqaron dot ti mua, kur ti bësh ti ditët duhet të kalojë shumë. Keni një problem mes vetit, se po të ishit serioze dhe të donit mocion debat do kishit lexuar pak nga kjo dhe do ta sillnit në të njëjtën kohë që e kanë sjellë këta të tjerët, sepse ka disa afate… kur flet Albana për injorancë, injoranca çohet nga varri. Do ta ftoja kuvendin të votohet kërkesa për ndryshim rendi dite, do kërkoje të mbyllnim votimin me procesverbalin dhe të vazhdojmë. Nesër të mbledhim konferencën e kryetarëve për kërkesën për mocion me debat”, tha Balla.