Kosova11 Dhjetor 2022, 16:18

Tensionet në veri, Kurti zbulon planin e Beogradit: Çfarë "fshihet" pas dorëheqjes së efektivëve serbë nga Policia

Shkruar nga Pamfleti
Tensionet në veri, Kurti zbulon planin e Beogradit: Çfarë

Foto Ilustruese

Kryeministri Albin Kurti u shpreh i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës, duke theksuar se shpërthimet kanë zbuluar qëllimin e Serbisë: tërheqjen e serbëve nga institucionet në mënyrë që bandat kriminale të mund të qëllojnë mbi shqiptarët e Policisë së Kosovës.

Përmes një prononcimi për shtyp në përfundim të takimit me Këshillin e Sigurisë, Kurti u shpreh se targat e automjeteve dhe zgjedhjet nuk mund të përdoren si pretekst nga Serbia.  Sipas Kurtit, bandat kriminale të dirigjuara nga Beogradi do të shpikin diçka për ta zbatuar planin e tyre.

“Ajo që po më brengos më së shumti është që po del qëllimi i vërtetë i dorëheqjeve të policëve që u urdhëruan nga Beogradi. E ky është që në Kosovë të mos ketë uniforma me të cilat janë serbët. Rrjedhimisht, bandat kriminale të mund të qëllojnë mbi uniforma në Kosovë, sepse ato janë ose Policia e Kosovës me shqiptarë, boshnjakë, romë, ashkali, egjiptianë, goranë e turq, ose janë uniformat e EULEX-it me ndërkombëtarë e europianë… Pra, në njëfarë mënyre, po del që urdhri i Beogradit që të dorëhiqen serbët nga uniformat në Kosovë është që këto banda kriminale ta kenë sigurinë e plotë që kur të qëllojnë te njerëzit e uniformuar, ata janë të sigurtë që aty nuk ka serbë. Kjo tregon çfarë mendësie etnike ekskluzive kanë ata”, tha Kurti.

Prishtine konflikti në veri të kosoves Kurti Vucic

Kosova