Kosova27 Dhjetor 2022, 20:48

Tensionet në Veri, Ramabaja: Putin ka ngritur brigadën e tij ushtarake në Serbi, nuk i zë besë Vuçiçit

Shkruar nga Pamfleti
Tensionet në Veri, Ramabaja: Putin ka ngritur brigadën e tij ushtarake

Profesor Sadri Ramabaja ka deklaruar se Rusia ka gisht te situata që po ndodh në veri të Kosovës. Sipas tij, dikur presidenti serb Aleksandër Vuçiç, mundohej të mbante për vete edhe Perëndimin, mirëpo pranë tij ka afruar njerëzit më pro rusë. Sipas tij, një ndër ta është Ivica Daçiç.

Sa i takon situatës në Veri, profesori ka thënë se Serbia ka urdhëruar dërgimin e ushtrisë, por sipas tij, aty është ngritur dhe një brigadë tjetër ushtarake, pas së cilës fshihet Moska.

Ata kanë vënë në lëvizje ushtrinë. Kanë dhënë urdhër të armatës serbe të Nishit të nisen drejt Kosovës, ndërkaq të gjitha bazat rreth Kosovës janë vënë në gjendje gatishmërie të plotë. Sigurisht gjithë kjo është shoqëruar me inpenjime në Kosovë duke aktivizuar brigadën e veriut të Kosovës që është defakto brigatë ushtarake serbe e veshur civile në komandë të drejtpërdrejtë të armatës së Nishit. E reja e kësaj periudhe është funksionalizimi i një brigade tjetër, asaj të ushtrisë pirate ruse që është në komandën e drejtpërdrejtë të Putin i cili nuk i beson 100% Vuçiçit prandaj ka angazhuar vijën e dytë rezervë për të impenjuar politikat e tij në Ballkan dhe për të ndarë frontin siç kishin paralajmëruar me kohë se ai është i interesuar për frontin e jugut”, tha ai në “Fax News”.

Prishtine #Ramabaja Kosove Serbi

Kosova