Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka fajësuar liderin e UNMIK për dhunën e disa ditëve më parë në veri të Kosovës.
Përmes një reagimi në Tëitter, Grenell shprehet se UNMIK -u është një humbje e dollarëve të taksave amerikane, e cila duhet të reformohet ose të përfundojë njëherë e mirë.
Për Grenell, kjo dhunë nuk do të kishte ndodhur nëse Donald Trump dhe ekipi i tij do të ishin ende në detyrë.
“Lideri i @UNMIKosovo fajëson komunikimin e dobët, BE, @vonderleyen, dhe NATO për dhunën e ditëve të fundit. Por është ai që është joefektiv dhe i ngadalshëm. UNMIK -u është një humbje e dollarëve të taksave amerikane dhe duhet të reformohet ose të përfundojë në mënyrë drastike”- shkruan Grenell, duke shtuar se:“Jam i bindur se kjo dhunë e fundit nuk do të kishte ndodhur nëse Donald Trump dhe ekipi i tij do të ishin ende në detyrë. Ekipi Trump u kujdes për Ballkanin dhe u përfshi në detajet. Udhëheqja ka rëndësi.”