Politike27 Dhjetor 2022, 17:43

Tensionet Prishtinë-Beograd, Tabaku: Serbia të pranojë realitetin se Kosova është e pavarur!

Shkruar nga Pamfleti
Tensionet Prishtinë-Beograd, Tabaku: Serbia të pranojë realitetin

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar për situatën në veri të Kosovës, teksa ka dënuar forcën e dhunës.

Tabaku ka shkruar se në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, diplomacia dhe dialogu nuk po arrin asnjë  rezultat dhe se vendosja e barrikadave kujtojnë një periudhë të së shkuarës që nuk i përket të tashmes dhe ardhmes së Ballkanit Perëndimor.

Ajo theksoi se Kosova është e pavarur dhe ky është realitet i pranuar nga të gjithë.

Në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë duket se diplomacia & dialogu nuk po arrijnë rezultate. Cenimi i territorit, sulmi ndaj mediave, barrikadat në veri të Kosovës kujtojnë një periudhë të së shkuarës që nuk i përket të tashmes dhe ardhmes së BP! Ajo që është arritur me hapa të vegjël në tryeza diskutimi, nuk duhet zhbërë brenda ditës me forcën e dhunës! Kosova është e pavarur, është realitet i pranuar nga të gjithë. Mohimi s’ndryshon kurrgjë dhe kur Serbia ta pranojë këtë realitet atëherë do të ketë paqe për të gjithë!”, ka shkuar Tabaku në Twitter.

Politike tabaku tensionet prishtine beograd