Bota 9 Shtator 2022, 22:19

Tensionet Turqi-Greqi, Blinken dhe Stoltenberg: Mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen në rrugë diplomatike

Shkruar nga Pamfleti
Tensionet Turqi-Greqi, Blinken dhe Stoltenberg: Mosmarrëveshjet duhet

Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë ditët e fundit janë rritur tepër dhe kjo situatë ka tërhequr vëmendjen e SHBA-së dhe NATO-s.

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken është shprehur se të dy shtetet janë aleat të rëndësishëm të SHBA-ve, dhe shtoi se pret që mosmarrëveshjet mes tyre të zgjidhen me anë të bisedimeve.

Greqia dhe Turqia janë dy aleatë të rëndësishëm, miq të SHBA. Ata kanë biseduar në mënyrë konstruktive në të kaluarën dhe në presim që kjo të ndodhë sërish”, u shprehur sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken

Ndërsa i pyetur gjatë një konference për shtyp lidhur me deklaratat e presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan, Blinken u shpreh se “mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen në rrugë diplomatike”.

Nga ana e tjetër edhe, Jens Stoltenberg tha u shpreh se rruga diplomatike është e vetmja mënyrë për të zghidhur mosmarrëveshjtet midis palëve.

Ai gjithashtu shtoi se është e natyrshme që të ketë dallime brenda NATO-s për shkak të numrit të madh të shteteve që ndodhen në të ka dhe m,enduime të ndryshme që jo gjithmonë janë në unison.

Ne jemi 30 demokraci të ndryshme dhe sigurisht që jo gjithmonë biem dakord për të gjitha çështjet. Në fund mosmarrëveshjet kapërcehen, gjë që u dëshmua në Samitin e NATO-s në Madrid”, tha Stoltenberg.

Bota #Blinken #Stoltenber Turqi-Greqi