Bota 5 Gusht 2022, 11:03

Tensionohen më tej raportet amerikano-kineze, Kina sanksionon Pelosin pas vizitës në Tajvan: Ndërhyri në punët e brendshme!

Shkruar nga Pamfleti

Tensionohen më tej raportet amerikano-kineze, Kina sanksionon Pelosin pas vizitës në Tajvan: Ndërhyri në punët e brendshme!

Kina ka njoftuar se po sanksionon kryetaren e SHBA-së, Nancy Pelosi dhe rrethin e saj familjar për vizitën e kryer pak dy ditë më parë në Tajvan.

Ministri i Jashtëm Wang Yi deklaroi se Pelosi kishte “ndërhyrë seriozisht në punët e brendshme të Kinës, kishte dëmtuar seriozisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës, shkeli seriozisht parimin e një Kine dhe kërcënoi seriozisht paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit.”

Kina e sheh Tajvanin si një provincë të shkëputur që duhet të bashkohet me kontinentin, me forcë nëse është e nevojshme. Ndërsa nga dita e djeshme kanë nisur zyrtarsht stërvitjen më të madhe ushtarake ndonjëherë në rajon, duke rrethuar ishullin deri të dielën.

Nga ana tjetër, SHBA nuk e njeh zyrtarisht Tajvanin, por mban një marrëdhënie të fortë me ishullin, e cila përfshin shitjen e armëve për Tajvanin për t’u mbrojtur.

Bota #Pelosi KIna raportet amerikano kineze