Aktualitet24 Nëntor 2022, 10:30

Tensionohet situata në Kuvend, Berisha bllokon foltoren

Shkruar nga Pamfleti
Tensionohet situata në Kuvend, Berisha bllokon foltoren

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate dhe përplasje të forta mes opozitës dhe mazhorancës.

Sot do të miratohet marrëveshja për Portin e Durrësit, por mazhoranca kufizoi kohën e debatit duke vendosur vetëm 6 orë diskutime. Kjo solli kundërshti, pasi opozita kërkoi më shumë kohë.

Në nisje të seancës ishte Sali Berisha, ai i cili akuzoi mazhorancës se po i heq opozitës të drejtën e fjalës dhe bllokoi më pas foltoren. Deputetët pranë tij i shkuan në mbështetje, ndërkohë që u desh dhe ndërhyrja e rojeve të Gardës.

Më pas Berisha vendosi që të fliste LIVE në Facebook, duke sulmuar fort mazhorancën. “Ne do fillojmë qëndresën në parlament. Mos ikni nga salla, sepse këta këtë duan, të vendosin censurën. Avokati i Taulantit bëhesh ti eee (I drejtohet Toni Gogut). Pra ky është një tmerr, ky është një frikë që keni nga fjala e vërtetë. Sot po kryeni krimin më të madh në histori, vjedhjen e pronës publike dhe bëni avokatin e një person që”, tha Berisha.

Më pas ai u përplas ashpër me Taulant Ballën. Sipas Berishës, ai është një individ i akuzuar për vrasje.

Ne jemi të zotuar të vendosur të mbrojmë të drejtat tona. Nuk mundet një i akuzuar për vrasje, nuk mundet një njeri që akuzohet se ka porositur vrasje në Elbasan të marrë fjalën këtu nxirre jashtë Parlamentit të shkojë në Prokurori. Si të duket ty akuza se ka porositur vrasjen e Ravik Gurrës? Ose të drejtat e opozitës do të respektohen ose opozita…. Mbylle gojën se po flas unë, shko në Prokurori se je i akuzuar për vrasje. Ke porositur vrasjen e Ravik Gurrës, mos përdor imunitetin diplomatik. Hera e dytë që akuzohet për porosi vrasje. Me asgjë nuk lahesh…”, tha ai.

Nga ana tjetër Kryetarja e Kuvendit nuk bëri hapa pas, duke deklaruar se Konferenca e Kryetarëve vendosi 6 orë debat dhe nuk mund të ketë më tepër.

Po ashtu akuza lëshuan edhe deputetët Edmond Spaho dhe Petrit Vaisli, që sipas tyre është e papranueshme të kufizohet koha për opozitën. Më pas e mori fjalën kreu i grupit të PD, Enkelejd Alibeja, i cili tha se Konferenca e Kryetarëve vendosi 6 orë debat në mënyrë të njëanshme pa votat e opozitës.

Zoti Balla në këtë rast, nuk kemi pasur dakordësi në konferencën e Kryetarëve. Ju kam paraqitur një kërkesë për të rimbledhur konferencën e kryetarëve, për të zhbërë këtë gjë dhe më keni kthyer një përgjigje që nuk ka lidhje prej jush. Të gjithë deputetët kanë të drejtë të flasin, e udhës është që shqiptarët të dëgjojnë atë për të cilën çfarë është e rëndësishme, ktheni kohën, çdo deputet të flasë për 10 minuta. Për këtë arsye deputeti duhet të flasë. Respektoni rregulloren dhe Kushtetutën”, tha Alibeaj.

Më pas e mori fjalë kreu i grupit të PS, Taulant Balla, i cili vendosi që seanca të ndërpritet dhe të ridiskutohet çështja e debatit, duke hequr kufizimin prej 6 orësh.

Kryesore Berisha bllokon foltoren Kuvend