Bota 2 Prill 2019, 20:46

“Tentoi që ta bënte me mua”, plas skandali, ish zv/presidenti akuzohet nga dy gra për ngacmim

Shkruar nga Pamfleti

"Tentoi që ta bënte me mua", plas skandali, ish zv/presidenti akuzohet nga dy gra për ngacmim

Amy Lappos, 43 vjeçarja që akuzoi ish-zëvendëspresidentin amerikan Joe Bidenin për sjelle të papërshtatshme ka folur për herë të parë publikisht rreth shqetësimeve të saj. Ajo pretendon se u keqpërdor nga Biden, gjatë kohës që ishte pjesë e fushatës si kandidate për kongres.

“Kur ai ishte duke u larguar, ai e preku hundën time me të tijën, dhe për një moment besova se dëshiron të më puthte. Unë madje bëja shaka me shoqëri se zv.presidenti tentoi që ta bënte me mua, por tani nuk është më një shaka”, tha Lappos.

Lappos tha se ajo nuk ka dashur që ta bëjë publike rastin e saj, por kur doli rasti i Lucy Flores, ajo vendosi që edhe ajo ta tregojë historinë e saj.

Në përgjigje ndaj akuzave të Floresit, zëdhënësi i Bidenit, tha se gjatë fushatave Bideni gjithmonë ka tentuar që të dhurojë përqafime dhe rahati për kandidatët e tjerë, por Biden ende nuk është përgjigjur për akuzat e Lappos.

Lappos e ka quajtur ‘shpifje’ deklaratën e Biden se ai gjithmonë ka shfaqur ndjenja afeksioni gjatë kohës së fushatave.

“Kush dëshiron afeksion në vend të punës? Vendi i punës nuk është një kafene, çdo person duhet ta respektojë hapësirën personale të tjetrit. Kur e lexova historinë e Flores, vërtetë e dija se si ndjehet ajo”, tha Lappos në një intervistë për DailyMail.

Ajo nuk e pohon se veprimi që bëri Biden ishte seksual, por thotë se një veprim i tillë e bëri që të mos ndihet rahat.

“Nuk ishte seksual, nuk mendoj ashtu, por ishte tmerrësisht jo e rehatshme, dhe ajo përshëndetje nuk është një lloj që dikush mund ta bëjë me një kongresmene”, përfundoi Lappos.

Joe Biden kohëve të fundit është duke u përballur me akuza për ngacmime nga gra të ndryshme, dhe pikërisht këto vijnë në kohën kur ai po e konsideron kandidimin për president nga radhët e demokratëve.

codramol
smile

Bota Joe Biden