Aktualitet14 Maj 2022, 12:10

Tentoi të futej me dhunë në Kryeministri, 32-vjeçari i arrestuar ishte koordinator i PS në Durrës

Shkruar nga Pamfleti
Tentoi të futej me dhunë në Kryeministri, 32-vjeçari i

Ditën e djeshme një 32-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka tentuar të hyjë me forcë brenda ambienteve të Kryeministrisë.

I riu që u prangos ishte Aurel Latifi. Ai goditi kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe ka tentuar të futet në ambientet e Kryeministrisë.

Bëhet e ditur se Aurel Latifi është drejtues i PS-së në një prej degëve të Durrësit, konkretisht koordinator për Kënetën.

Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar Latifin që të godasë rojën dhe të tentojë të futet brenda në godinë, teksa Latifi ka foto edhe me kryeministrin Edi Rama.

Ai do akuzohet për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Aktualitet #Aurel Latifi #Kryeministria