Bota12 Gusht 2022, 18:47

Tentoi të futej në zyrat e FBI, polici ekzekuton mbështetësin e Trump

Shkruar nga Pamfleti
Tentoi të futej në zyrat e FBI, polici ekzekuton

Policia amerikane ka ekzekutuar një mbështetës të ish-presidentit Doland Trump, i cili tentoi të futej në zyrat e FBI.

Sipas mediave amerikane, personi i cili është identifikuar si Ricky Walter Shiffer, tentoi të futej në një zonë ku kontrollohen personat që futen në zyrat e FBI-së.

Më pas, ai është larguar menjëherë nga vendngjarja teksa tentoi të arratisej me makinë. Policia e ka ndjekur Shiffer për 20 minuta në një zonë rurale të Ohios.

Në këtë moment, ai doli nga makina dhe hapi zjarr ndaj policisë. Efektivët e plagosën fillimisht, teksa tentuan të negociojnë me të për t’u dorëzuar.

Ai i ka kundërshtuar thirrjet e efektivëve dhe drejtoi sërish armën drejt efektivëve. Këta të fundit hapën zjarr ndaj Shiffer duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja e rëndë vjen disa ditë pasi FBI-ja bastisi rezidencën e ish-Presidentit Donald Trump. Mediat amerikane thonë se kjo ka nxitur edhe Shiffer që të tentojë të futet në zyrat e FBI-së.

Bota Ricky Walter Shiffer