
Autoritetet në Portin e Durrësit kanë arrestuar në flagrancë një shtetas kosovar i cili tentoi të kalonte kufirin drejt Italisë me dokumente false ditën e sotme. Sipas policisë shtetasi i arrestuar është 19-vjeçari me iniciale E. H., banues në Kosovë. Gjithashtu u ndaluan edhe dy shtetas të tjerë, të akuzuar për përndjekje.
Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Si rezultat, në dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit kanë goditur një rast të tentativës për kalim të kufirit me dokumente të falsifikuara, dhe në përfundim të veprimeve të kryera në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 19 vjeç, banues në Kosovë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e policisë.