Kronike27 Qershor 2022, 15:29

Tentoi të përdhunonte 37-vjeçaren, pranga të riut në Kavajë

Shkruar nga Pamfleti
Tentoi të përdhunonte 37-vjeçaren, pranga të riut në

Foto Ilustruese

Një 32 vjeçar ka rënë në pranga pasi tentoi të përdhunojë një 37-vjeçare.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shtetasi E.H, banues në Kavajë, është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me forcë me 37-vjeçaren. Ndërsa kjo e fundit e denoncoi menjëherë rastin.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan E.H në flagrancë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë” e mbetur në tentativë.

Kronike Arrestim Kavajë perdhunim