Kronike27 Gusht 2022, 11:33

Tentuan të digjnin 16-vjeçaren me benzinë, nis seanca gjyqësore për përcaktimin e masës së sigurisë për tre të rinjtë

Shkruar nga Pamfleti
Tentuan të digjnin 16-vjeçaren me benzinë, nis seanca

Ka nisur në Gjykatën e Tiranës seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 25 vjeçarit Ardit Çela dhe dy shokët e tij, të cilët tentuan të digjnin me benzinë bashkjetuesen e Çelës, vetëm 16 vjeçe.

Sipas dosjes së prokurorisë, ka qenë e mitura 16 vjeçare e cila ka bërë kallëzim ndaj bashkjetuesit të saj dhe shokëve të tij për ngjarjen e cila fatmirësisht nuk përfundoi në tragjedi.

Në dëshminë e saj përpara grupit hetimor ajo është shprehur se Çela e ka spërkatur me një bidon të vogël që mbante në xhep. Sipas 16-vjeçares, ajo ka kuptuar që ështe lagur me benzinë pasi e ka ndjerë nga era, e menjëherë eshtë larguar duke kërkuar ndihmën e banorëve.

Jo zyrtarisht mësohet se Çela ka pasur dyshime se e dashura e tij e tradhëtonte dhe për këtë shkak ka tentuar që ta lëndojë atë, duke e spërkatur me benzinë, me qëllim djegien.

 

Ndërsa sa i takon miqve të tij, ata akuzohen për përkrahjen e autorit të krimit.

Kronike benzinë djegin gjykata