Aktualitet 9 Tetor 2018, 20:22

Tentuan të ekzekutojnë zv.drejtorin e policisë, prokurori frikë nga banda e Elbasanit, heq dorë nga dosja ‘e nxehtë&

Shkruar nga Pamfleti

Tentuan të ekzekutojnë zv.drejtorin e policisë, prokurori frikë nga banda e Elbasanit, heq dorë nga dosja 'e nxehtë'

Hetimi për një ndër bandat e Elbasanit ka ngecur, për shkak se prokurori i çështjes, Gentian Osmani, është tërhequr. Prokurori i është drejtuar me një shkresë zyrtare Gjykatës së Shkallës së Partë për Krimet e Rënda, duke njoftuar se nuk ka kompetencë për të hetuar Marjus Lulajn, Enea Bekteshin dhe Klemend Xhaferrin. Në kërkesën e tij në cilësinë e zv. drejtuesit drejtuar Krimeve të Rënda thuhet se ai ka moskompetencë lëndore për këto hetime.

Sipas informacioneve Suel Çela, Enea Bekteshi dhe Klemend Xhaferri po hetoheshin me masë sigurimi “arrest me burg”, pasi akuzoheshin se, në shtator të vitit 2017, kanë tentuar të vrasin punonjës policie, në një ngjarje të ndodhur në hyrje të Tregut Ushqimor të Elbasanit.

Pas më shumë se një viti hetimesh, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të mos e hetojë më këtë çështje. Në një shkresë zyrtare, Donika Prela ka autorizuar zëvendësin e saj, Gentian Osmani, që të njoftoj Gjykatën mbi vendimin e prokurorit të çështjes për kalimin e dosjes për kompetencë në Prokurorinë e Elbasanit.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet banda e Elbasanit Gentian osmani prokurori i dojes