Aktualitet13 Shkurt 2023, 10:28

Tentuan të kalonin kufirin me dokumente false, arrestohet çifti kinez në Rinas

Shkruar nga Pamfleti
Tentuan të kalonin kufirin me dokumente false, arrestohet çifti

Arrestohet një çift kinez në Rinas, pasi tentuan që të kalonin kufirin drejt Kanadasë me leje qëndrimi false.

Në pranga kanë rënë shtetasit kinezë:  L. Ch., 36 vjeç dhe Y. Ch., 33 vjeçe (bashkëshortë), të dy banues në Kinë.

Shtetasit kinezë u kaluan në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm dhe gjatë verifikimeve, rezultoi se lejet e qëndrimit që paraqitën me qëllim udhëtimin drejt Kanadasë, ishin të falsifikuara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

 

Aktualitet