Editorial 4 Nëntor 2019, 18:33

Tepër është tepër

Shkruar nga Pamfleti
Tepër është tepër

Tepër është tepër

Shkruan Frrok Çupi

Vetëm një fenomen duket se mban kjo jetë ku nuk vepron ligji; ky është momenti kur njeriu e tepron. Tepër është tepër, nuk ke ç’i bën, as e ndreq e as e gjykon dot. Nga një neurozë ku ndodhen njerëzit që e teprojnë, nëse gjykon mbi neurozëne tyre atëherë nis neuroza jote…

A nuk i keni ‘prekur’ këto pak ditët e fundit, rastet kur të neverit fenomeni ‘tepër është tepër’!

Rasti i parë:

Kur kryetari i Partisë Demokratike, i shpallur si ‘kryeministër nesër’, mori dy vila në një nga fshatrat e ‘oligarkëve’ të mëdhenj të Tiranës. Ky ‘kryeministri’ i zhytur në pasuri pa origjinë, ky që do të luftonte korrupsionin dhe vjedhjen…, tani ka edhe dy vila. Tepër!, për zotin tepër- nuk ka fjalë.

Rasti i dytë:

Një juriste, Genta Bungo (Tafa) u shfaq në publik si një ‘shpikje nga planeti’. Njerëzit thanë ‘ça është kjo krijesë gjeniale’, kur e vunë në krye të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Reformën në Drejtësi. Të gjithë sytë dhe shpresat janë drejtuar te Reforma e pastër. Zonja Bungo kishte mbajtur një‘Ás’nën dorë. Kur të vinte dita, e besuara e Madhe, do të hidhte Asin; dhe e hodhi: Një student i saj kishte bërë krim, e kishte qëlluar me grusht!, kjo nuk foli gjysmën e jetës,  tani e plasi si bombë mbi besimin e Reformës. Reforma tani mund të bëhet zero… Sa tepër, Genta!

Rasti i tretë:

Dy distrikte në vend ndodhen pa kryetarë Bashkie: Shkodër e Vorë. Të dy kryetarët kanë ‘vdekur’. Pak nga pak do të vdesin dy qytete, dy përfaqësi shtetërore për qytetarët; dy qytete ku nuk do të pastrohen mbetjet, as do të vijë uji, as do të ketëngrohje për nxënësit dhe rrugët do të mbyten nga lypsarët… Edhe sikur të gjithë të vdesin: Presidenti i Republikës nuk pranon të shpallë zgjedhje! Nuk do, sepse do t’i shkojë e tija. Sikur një i çmendur të ketë minuar këmbën e urës dhe të matet ta shpërthejë, vijnë ca njerëz dhe i luten ‘mos’! I çmenduri e lë atë punë dhe dëgjon njerëzit… Ndërsa presidenti i Republikës as ka ndërmend të dëgjojë…Edhe kjo shtë tepër!

… Ligji nuk jep zgjidhje as për rastin e parë, as të dytin dhe as të tretin. Psikanaliza mund të japë një zgjidhje; por edhe kjo ka një kusht: Secili nga tre subjektet duhej që të paktën një herë të vetme të jepte përgjigjen e pyetjes ‘pse?’. Pse Luli ose Genta ose Iliri, i kanëpërjashtuar të gjithë faktorët e tjerë për të ardhur në neurozën e tanishme!, do të pyeste Frojdi i madh i mendjeve të prishura që tentojnë të prishin gjithë ‘katundin’.

Praktikisht, Luli i PD e ka fituar tash vonë, apo e ka tërhequr me vete patologjinë e fshehjes së pasurisë dhe tëtë vërtetës? Luli ishte vocërrak kur i tërhequr prej Berishës si ‘personalitet yll’ i politikës, deklaroi në Tiranë se kishte pasuri 1 milionë euro. Kishte punuar veç ca muaj si DJ në bare holandeze dhe nja dy vjet përkthyes në Kosovë. Në këtë rast, cili është patologjiku, Luli apo gjithë publiku që shushatet nga pasuria e vocërrakut? Publiku është i detyruar të shpjegojë disa  faktorëpatologjenë, të përgjigjet sapo hyn ne rebusin tashmë të shpallur: ‘Ku u fituan 1 milionë euro?.. Po dy vilat si u blenë? Kur pyetet Luli përgjigjet se ‘nuk kanë pishina’. A nuk luan me neurozën, në këtë rast, udhëheqësi i opozitës? Lideri i opozitës e ka mbartur neurozën e fshehjes gjatë gjithë jetës sëtij. Ligji nuk merret me neuroza, por nëse votohet më ky lloj lideri, atëherë do të na quanin ‘publik neurotik’. Kaq shumë na kushton. Tepër është tepër.

Po neuroza e zonjës ‘së hekurt’ të Reformës në Drejtësi? Genta BungoTafa kishte disa vjet qëkurse i kishte plasur një skandal. Studenti e qëlloi me grusht ‘për shkak të një provimi’, ose ndoshta ‘të një pagese?’- gjë që kurrë nuk e ka shpallur. Neuroza e kësaj hereështë njësoj si ‘kavja’ e Frojdit: Një studente që dashuroi një djalë, por që ia fshehu vetes pasi në shtëpi kujdesej për të atin e sëmurë… Studenti i Gentës u bë bashkëshort i koleges Elisabeta Imeraj, e cila u listua si kandidate për në KLP- një nga kolonat e Reformës. Erdhi dita kur Genta do të ishte ‘zoti’ që do të kalonte në duar rivlerësimin e Elizabetës, gruas së studentit ‘në krim’… Këtu fundoset ndershmëria e Reformës. Një ‘kalë Troje’ priti gjatë brenda kështjellës sëVetingut. Sado që të thuhet se ‘Reforma është e ndershme’, tani ‘kali’ dëshmon se si Amerika dhe Evropa kanë punuar ‘in vain’ (kot) gjatë gjithë kësaj kohe për Drejtësinë.

Edhe presidenti i Republikës e transferon neurozën e tij te të gjithë të tjerët: Bashkitë pa qeverisje, qytetarët pa shërbim, votues pa tëdrejtë votimi, presidenti nëpër male, performancë mizerabël e një kryetari shteti… Tani jemi të gjithë me sytë nga ata që e vunë në atë fron: ‘Ore po ç’paskeni qenë ju që e vutë gishtin te ky njeri? A jeni në vete? Apo keni marrë ca përfitime të florinjtë?!’. Gropat e tyre këta ia kanë kthyer shoqërisë dhe e akuzojnë si ‘shoqëri të marrësh për shkak të sëmundjes venale’, sikur gjithçka ndodh pse populli është i marrë!…

Tepër është e gjitha…

Editorial Frrok Cupi Tepër është tepër

Editorial