alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Tërbimi i atyre që duan të zhdukin kulturën, kundër etërve themelues të SHBA-së

27/10/2021, 12:35
ne Bota
A A
Tërbimi i atyre që duan të zhdukin kulturën, kundër etërve themelues të SHBA-së

Tërbimi i atyre që duan të zhdukin kulturën, kundër etërve themelues të SHBA-së

Nga Matteo Muzio


-Lexo edhe:

Sulmohen llogaritë në Twitter dhe YouTube të Qeverisë britanike

U akuzua për korrupsion në Kosovë kur punonte për EULEX-in, Britania dëmshpërblen ish-prokuroren Maria Bamieh

Këtë herë nuk flitet për rrëzimin e një statuje nga një turmë demonstruesish të zemëruar, siç ka ndodhur shumë herë të tjera. Dhe as për heqjen e një monumenti të ndonjë eksponenti të Konfederatës Jugore. Përveç kësaj, kjo e fundit do të ishte e vështirë, duke qenë se historia zhvillohet në Nju Jork, një qytet që edhe në kohën e Luftës Civile shfaqte njëfarë simpatie për kauzën e Konfederatës.

Kësaj radhe po diskutohet mbi Tomas Xheferson, presidentin e tretë të Shteteve të Bashkuara dhe për monumentin e tij të vendosur që prej vitit 1833 në sallën e bashkisë së Nju Jorkut. Tanimë një komisioni ngritur enkas për përmendoret në rrugët dhe sheshet publike me vendim të kryebashkiakut në largim Bill DeBlasio, ka firmosur heqjen e tij.

Ndryshe nga statujat e gjeneralit Li dhe politikanëve të tjerë të diskutueshëm si për shembull presidenti Endrju Xhekson, qëi dëboi indianët e Amerikës përtej kufirit Apalashian, apo senatori Xhon Kallhun, një nga mbrojtësit më të vendosur të skllavërisë, vendimi i komisionit mbi monumentin e babait themelues të SHBA-së, nuk lidhej me arsye që sot i konsiderojmë banale.

Ngritja e këtij monumenti u porosit dhe u pagua nga admirali i parë i fesë hebraike Uriah Levi, në homazh ndaj angazhimit të Xheferson ndaj lirisë fetare, që prej miratimit të statutit të lirisë fetare në Virxhinia, shkruar në vitin 1777 dhe miratuar në vitin 1786.

Akuza për mbështetjen e skllavërisë

Një dispozitë që ia hoqi statusin e kishës zyrtare kultit anglikan, dhe që u garantonte nënshtetësi të plotë jo vetëm të gjithë të krishterëve, por edhe hebrenjve, hinduve dhe myslimanëve. Por nga ana tjetër, ajo që e bën të papranueshëm vlerësimin ndaj Xhefersonit është trashëgimia e tij si skllavopronar, e cila siç ka theksuar këshilltarja afro-amerikane Adrien Adams, është e“e turpshme”, ndaj ka ardhur koha e një qasjeje të re.

Por a është e drejtë të lidhet Xhefersoni me të qenit një pronar skllevërish? Sipas vlerësimeve të qendrës së studimit të vendosur në shtëpinë e dikurshme të Xheferson në Montiçelo, atje ishin punësuar deri në 600 skllevër, që merreshin me detyra nga më të ndryshmet.

Sipas shumë studimeve, madje edhe sipas disa dëshmive arkeologjike, njëra prej tyre, Salli Hemings, ishte edhe konkubina e tij me të cilën do të kishte 6 fëmijë. Gjatë më shumë se 35.000 letrave të shkruara nga Xheferson gjatë gjithë jetës, Hemings përmendet vetëm disa herë, dhe në mënyrë shumë periferike.

Sigurisht jo si dashuria e jetës së tij. A mund ta kishte përdorur Xheferson statusin e tij social dhe prestigjin e madh politik, për të kundërshtuar ligjet e kohës dhe për t’u martuar me një skllave, ndoshta pasi ta lironte atë?

Por edhe një kundërshtari të njohur të skllavërisë, siç ishte kongresmeni i Pensilvanisë Tadeush Stivens, shumë aktiv në Kongresin Amerikan në vitet 1859-1868, i mungoi ky guxim. Ai nuk u martua kurrë me bashkëpunëtoren e tij të ngushtë afro-amerikanen Lusi Hamilton Smith, e njohur nga fqinjët dhe të njohurit si “Zonja Stivens”.

Xheferson liroi nga skllavëria fëmijët e Salli Hemings dhe vëllezërit e saj më të mëdhenj. Ndërkohë i dha “pak kohë të lirë” (një lirim jozyrtar) vajzës së saj Martës. Por deri në atë moment sjellja e tij personale, cilësohet e papranueshme sipas standardeve aktuale.

Pozicioni i Xhefersonitmbi skllevërit

Megjithatë, veprimi i Xheferson u shpreh në një nivel tjetër:atë të betejës së ideve. Ai që ishte më grafomani nga presidentët e SHBA-së, nuk kishte asnjëherë fjalë të buta për një institucion,që e dëshironin shumë bashkëkohës të tij, qoftë edhe në nivelin ideologjik.

Ai e quajti skllavërinë “një shthurje morale” dhe një “njollë urrejtjeje” për republikën e re amerikane. Në aspektin filozofik, ai mendonte se ligjet që e mbronin këtë “institucion të veçantë”,binin në kundërshtim me gjendjen e natyrës, e cila garantonte një liri themelore për të gjitha qeniet njerëzore.

Dhe jo vetëm kaq: Ai donte ta shkruante këtë në Deklaratën e Pavarësisë. Kjo gjë nuk ndodhi për shkak të kundërshtimit të ashpër nga delegatët e Karolinës së Jugut. Në një shkrim tjetër të tij “Shënimet mbi shtetin e Virxhinias” të vitit 1782, ai e etiketon si “problematik” moralin e pronarëve të skllevërve.

Nëse kjo gjë sot duket paternaliste, në atë kohë vizioni i tij i kishte të gjitha përmasat e radikalizmit. Kjo u vu në dukje edhe nga historiani i Universitetit të Prinstonit, Shon Uilenc, një liberal dhe mbështetës i Hillari Klintonit, që thotë se statuja e “nderon kontributin e Xheferson për të gjithë njerëzimin”.

Anet Gordon Rid, profesore afro-amerikane në Harvard dhe eksperte mbi figurën e Xheferson, është në të njëjtën linjë:“Përzierja e njërit prej Etërve Themelues të SHBA-së me Konfederatën, rrezikon që të minimizojë krimet e këtyre të fundit”. Prandaj, ne mund të biem dakord me atë që tha 1 vit më parë Shenon Lanie, pasardhës i Xheferson dhe Salli Hemings:“Ai ishte një njeri brilant që predikonte barazinë, por nuk e praktikoi atë. Unë ekzistoj pikërisht për këtë arsye”.

Sulmi i pakuptimtë i ultra-liberalëve

Prandaj, ajo që duhet mbajtur mend është kontributi i një njeriu me të meta të mëdha personale,por me një rol të madh në kauzën e demokracisë. Dhe ndoshta hipoteza se statuja nuk do të shembet, siç do të donte Çarls Barron, anëtar i asamblesë së qytetit dhe ish-anëtar i organizatës “Pantera e Zezë”, por do të vendoset në Shoqërinë Historike të Nju Jorkut, ku Xheferson bënte pjesë në komitetin mbi shkencën, të bën të shpresosh për një ri-mendim të kësaj qasjeje.

Sigurisht rindërtimi i një statuje të vandalizuar qershorin e kaluar në Medison të Uiskonsin, pranë kryeqytetit të shtetit, bëri më pak zhurmë. Bëhej fjalë për monumentin e Hans Khristian Heg, një abolicionist (që mbështeste heqjen e skllavërisë) me origjinë norvegjeze, që vdiq në betejën e Çikamaugas në vitin 1863.

Duke menduar se ishte një statujë e ndonjë figure të Konfederatës Jugore në një shtet shumë unionist, protestuesit e rrëzuan përmendoren duke ia shkëputur kokën. Ata korrigjuan shënjestrën më vonë, duke pretenduar se e ndërmorën atë akt për të tërhequr vëmendjen ndaj padrejtësive racore në Uiskonsin.

Guvernatori demokrat Toni Evers donte që ta rindërtonte atë me çdo kusht, duke e rikthyer në pozicionin ku ishte, falë një kredie federale dhe interesit të pasardhësve të Heg. Por në të dyja rastet u shkua shumë larg. Ndoshta koha për heqjen e improvizuar të përmendoreve duket të jetë drejt fundit. / “Il Giornale” – Bota.al

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Bota

Sulmohen llogaritë në Twitter dhe YouTube të Qeverisë britanike

04/07/2022, 10:38
Bota

U akuzua për korrupsion në Kosovë kur punonte për EULEX-in, Britania dëmshpërblen ish-prokuroren Maria Bamieh

04/07/2022, 10:01
Liderët botërore mblidhen në Zvicër për "Planin Marshall", rindërtimi i Ukrainës kushton 1 trilion dollarë
Bota

Liderët botërore mblidhen në Zvicër për “Planin Marshall”, rindërtimi i Ukrainës kushton 1 trilion dollarë

04/07/2022, 9:00
Bota

Gjermania në alarm, Rusia kërcënon me ndërprerjen e plotë të gazit dhe energjisë

04/07/2022, 8:36
Bota

Kaos në aeroportet europiane, anulohen mijëra fluturime; pushimet e 7 milionë njerëzve në rrezik

04/07/2022, 8:34
Bota

“Bie” Ukraina, Rusia merr një tjetër qytet të rëndësishëm

04/07/2022, 8:17
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

“Trump-i francez”, kush është Eric Zemmour, rivali më serioz i Emmanuel Macron në zgjedhjet presidenciale

Toka mund të jetë e bllokuar brenda një tuneli magnetik gjigant

Toka mund të jetë e bllokuar brenda një tuneli magnetik gjigant

Lajmi i Dites

Dritani, “loja e zjarrit” me kishën serbe i hap luftë me Milo Gjukanoviç

Dritani, “loja e zjarrit” me kishën serbe i hap luftë me Milo Gjukanoviç

02/07/2022, 13:17

Lajmet e fundit

Vrasja e Pjerin Xhuvanit nuk mund të zbardhet pa arrestuar Ardi Veliun, skenaristin e të gjitha ngjarjeve kriminale në vend

Vrasja e Pjerin Xhuvanit nuk mund të zbardhet pa arrestuar Ardi Veliun, skenaristin e të gjitha ngjarjeve kriminale në vend

04/07/2022, 11:15

Protesta e Berishës, Kryemadhi: Kush mendon se po vidhet nga hajduti i gjatë, të vijë në shesh!

04/07/2022, 11:09

Berisha harron “non grat-ën”, i uron pavarësinë SHBA-së: Në 100 vitet që vijnë, do forcoj marrëdhëniet me ju

04/07/2022, 10:53
Olta Xhaçka ka marrë 8000 m2 plazh me qira 3 lekë/m2 në muaj; 1 shezlong në Drimadhe kushton 7-8 Euro në ditë

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka marrë 8000 m2 plazh me qira 3 lekë/m2 në muaj; 1 shezlong në Drimadhe kushton 7-8 Euro në ditë

04/07/2022, 10:49
Rama “i jep mend” Maqedonisë së Veriut: Do bëjnë gabim të madh nëse s’pranojnë propozimin e Macron

Rama “i jep mend” Maqedonisë së Veriut: Do bëjnë gabim të madh nëse s’pranojnë propozimin e Macron

04/07/2022, 10:45

Përplasje për Reformën Territoriale, Komisioni i Posaçëm në mbledhje me shoqërinë civile

04/07/2022, 10:44

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In