Sport23 Dhjetor 2022, 19:27

“Tërbohet” Formula 1, çmim stratosferik për një biletë në garën e Las Vegasit

Shkruar nga Pamfleti
“Tërbohet” Formula 1, çmim stratosferik për

“Tërbohet” Formula 1, çmim stratosferik për një biletë në garën e Las Vegasit

Çmimi i Madh i Las Vegasit pritet të jetë një nga risitë më të bukura këtë vit në Formula 1, me organizimin që do të marrë një vëmendje të madhe nga mediat botërore. Siç raportohet së fundmi, kanë dalë në shitje dhe çmimet e biletave, të cilat nuk janë aspak brenda normales.

Një milionë dollarë për ta parë nga afër këtë garë pritet të ndryshojë mendjet e tifozëve, të cilët e shohin si një çmim tejet të lartë për njerëz të thjeshtë dhe se gjithashtu është një çmim që pritet të paguhet nga personat e famshëm që do të shfaqen aty.

Sa i përket biletës me çmimin më të ulët, raportohet se ajo shkon deri në 3000 euro, duke i lënë fansat vërtetë të zhgënjyer.

Sport Çmimi i Madh i Las Vegasit Formula 1