Sport15 Gusht 2018, 19:50

Tërbohet Milani, Leonardo arrin tjetër goditje në limitet e merkatos

Shkruar nga Pamfleti
Tërbohet Milani, Leonardo arrin tjetër goditje në limitet e

Leonardo i bën gjërat në heshtje dhe me shpejtësinë e dritës, sepse në pak ditë ka mbyllur bisedimet edhe me Xhenoan për mesfushorin Diego Laksalt, i cili sot zbarkon në Milano dhe nesër kryen vizitat mjekësore.

Anësori i majtë, i aftë të luajë edhe në mbrojtje, por edhe si mesfushor ofensiv, vjen nga tre sezone të shkëlqyera me Xhenoan dhe ishte titullar me Uruguain në Kupën e Botës, ndaj është një goditje cilësore, duke llogaritur që bëhet fjalë për një futbollist vetëm 25 vjeç.

E solli Interi në Itali, duke e blerë për 2.8 milionë euro nga Defensori në vitin 2013, por që atëherë vetëm huazime, derisa e bleu Xhenoa për 2.3 milionë në vitin 2016.

Sport Milani