Kosova 1 Shkurt 2023, 15:15

Tërhiqet presidenti kroat: Deklarata ime u keqkuptua, Serbia duhet të njohë sa më parë Kosovën

Shkruar nga Pamfleti
Tërhiqet presidenti kroat: Deklarata ime u keqkuptua, Serbia duhet të

Presidenti kroat Zoran Milanoviç është tërhequr nga deklarata  e pak ditëve më parë, ku u shpreh se Kosova i është rrëmbyer me forcë Serbisë. Qëndrimi i tij shkaktoi shumë pakënaqësi dhe sot Milanoviç ka reaguar duke tentuar të sqarojë deklaratën.

Ai u shpreh se e kishte fjalën që Serbia e humbi në luftë Kovën dhe nuk edha vullnetarisht.

Unë mund të kisha thënë ndryshe, se Serbia ka mbetur pa Kosovën ose se Kosova është përjashtuar nga Serbia, por supozoj se të gjithë jemi dakord që Kosova ishte pjesë e Serbisë”, tha Milanoviç, duke shtuar se ai nuk ka pse të bindë askënd për angazhimin e tij për shqiptarët e Kosovës.

Ai po ashtu tha se gjithmonë i bën thirrje përfaqësuesve të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë një gjë të tillë.

Kreu i shtetit kroat gjithashtu deklaroi se Serbia do të duhet ta njohë gjithashtu Kosovën. Ai tha se Beogradi duhet të kuptojë se do të dalë nga “romanca serbo-ruse” si një dashnor i mashtruar.

Gjatë një konference të përbashkët për media me presidenten e re sllovene, Natasha Pirc Musar, Milanoviç theksoi se në Serbi duhet të ndryshojnë “disa gjëra” në mënyrë që ajo të vijë në perëndim ku është “e mirëpritur”.

Situata në Ukrainë është fillimi i fundit të një romance në dukje serbo-ruse, në të cilën Serbia do të kuptojë se është një dashnor i mashtruar”, tha presidenti kroat, duke shtuar se Serbia dhe çështja e Kosovës “e shqetësojnë Rusinë”.

Prishtine #milanovic Kosova presidenti kroat Serbia