Bota22 Qershor 2022, 07:51

Tërmet i fuqishëm godet Afganistanin, 250 të vdekur dhe qindra të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Një tërmet i fuqishëm 6.1 i shkallës rihter ka vrarë të paktën 250 njerëz dhe ka lënë dhjetëra të plagosur në Afganistan, raporton BBC.

Fotot e shpërndara në mediat sociale tregonin njerëz në barela, rrënoja dhe shtëpi të rrënuara në provincën Paktika.

Një zyrtar i qeverisë lokale tha për BBC se numri i të vdekurve prej më shumë se 250 ka të ngjarë të rritet, ndërkohë që më shumë 150 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Lëkundjet u ndjenë në më shumë se 500 km në Afganistan, Pakistan dhe Indi, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, cituar nga Reuters.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

“Fatkeqësisht, mbrëmë pati një tërmet të fortë në katër rrethe të provincës Paktika, i cili vrau dhe plagosi qindra bashkatdhetarë tanë dhe shkatërroi dhjetëra shtëpi,” shkroi në Twitter zëdhënësi i qeverisë, Bilal Karimi .

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha agjencive të ndihmës që të dërgojnë ekipe në zonë menjëherë për të parandaluar katastrofën e mëtejshme.”

Bota Afganistan Termet