Bota18 Janar 2023, 12:12

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.5 në kufirin Turqi-Iran, ja ku ishte epiqendra

Shkruar nga Pamfleti
Tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.5 në kufirin Turqi-Iran, ja

Një tërmet me magnitudë 5.5 të shkallës Rihter ka ndodhur në kufirin e Turqisë me Iranin. Epiqendra e tërmetit ishte brenda territorit iranian, 15 kilometra në veriperëndim të qytetit Khoy.
Thellësia fokale u vlerësua në pesë kilometra. Tërmeti nuk kishte thellësi shumë të madhe dhe u ndje në shumë zona të Iranit dhe Turqisë.

Agjencia Turke e Menaxhimit të Emergjencave (AFAD) njoftoi se tërmeti me epiqendër në Buca të Izmirit, ndodhi në orën 03:29 me orën lokale të mëngjesit të sotëm dhe u pasua nga disa pasgoditje më të vogla, si dhe u ndje në zonat përreth.

Bota epiqender Termet TURQI