Aktualitet23 Gusht 2022, 15:49

Tërmet në Shqipëri/ Lëkundjet sizmike, panik tek qytetarët

Shkruar nga Pamfleti

Tërmet i fuqishëm në Greqi

Lëkundje të forta sizmike janë ndjerë pak minuta më parë në zonën e Elbasanit.

Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane raporton se tërmeti me magnitudë 3.8 ballë Rihter, ka qenë me epiqendër 117 km në Jug të Elbasanit dhe 11 km Jug-Perëndim të Gjirokastrës.

Lëkundjet e tërmetit me thellësi 2 km u ndjenë edhe në Borsh dhe Himarë. Forca lëvizëse ka shkaktuar panik tek banorët, por nuk raportohet për dëme materiale.

“Në Livadh, Himarë, u ndje goxha“- thotë një qytetar. “E gjithë ndërtesa po tundej”- shkruan një tjetër.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet Shqiperi Termet