Politike 7 Qershor 2019, 17:42

Tërmetet, Rama ‘urdhëron’ bashkitë: Secila të marrë përsipër një shtëpi, fondet e fushatës për restaurim

Shkruar nga Pamfleti
Tërmetet, Rama ‘urdhëron’ bashkitë: Secila të

Tërmetet, Rama ‘urdhëron’ bashkitë: Secila të marrë përsipër një shtëpi, fondet e fushatës për restaurim

Kryeministri Edi Rama mori pjesë ditën e sotme në një kafe elektorale në njësinë nr. 10 në Tiranë, së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ai foli sot për termetin në Korçë duke thënë se secila nga Bashkitë të marrë përispër një shtëpi.

Gjatë bisedimeve, kryeministri Rama ka kërkuar që një pjesë e fondeve të fushatës së PS-së të përdoren për restaurimin apo ndërtimin e shtëpive për banorët e Floqit në Korçë, të prekur nga tërmetet.

Po ashtu, ai tha se çdo bashki do të marrë përsipër të ndërtojë një shtëpi.

“Çdo bashki do të marrë përsipër një shtëpi. U thashë që një pjesë të fondeve tona të fushatës, t’i fusim aty. Edhe si PS të japim kontributin tonë. Më mirë t’i fusim aty, se sa t’i bëjmë postera lekët”, u shpreh Rama.

Politike Edi Rama fondet e fushates tërmetet